Konvertimi i Lejes së Drejtimit

Nga Shqiptare në Leje Drejtimi të Huaj

Mbajtësit e lejeve të drejtimit shqiptare, të cilët kanë marrë lejen e qëndrimit në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Greqi dhe Itali mund të pajisen me leje drejtimi të së njëjtës kategori në keto shtete, për të cilën është e vlefshme leja e tyre e drejtimit.

Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrave të Transportit / Autoshkollës në shtetin ku jetojnë, për të bërë aplikimin për t’u pajisur me leje drejtimi të atij shteti.

Konvertimi i Lejes së Drejtimit

Nga të Huaj në Leje Drejtimi Shqiptare

Mbajtësit e lejeve të drejtimit, të lëshuara nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, SHBA-ve, Kanadasë dhe vendeve që janë palë në konventat dhe marrëveshje të kombeve të bashkuara në fushën e leje drejtimit, të cilët kanë marrë lejen e qëndrimit në Republikën e Shqipërisë, mund të pajisen me leje drejtimi të së njëjtës kategori, për të cilën është e vlefshme leja e tyre e drejtimit.

Aplikimi për konfirmim vërtetësie lejedrejtimi

Aplikimi për pajisje me lejedrejtimi shqiptare

 

Personi i interesuar paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin dhe dorëzon:

1

Dokument identifikimi;


2

Kopje e noterizuar dhe e përkthyer të pasaportës, si dhe kopje e noterizuar e leje qëndrimit, të vlefshme (për shtetasit e huaj);


3

Leja e drejtimit e huaj brenda afatit të vlefshmërisë (origjinali verifikohet dhe kthehet) së bashku me fotokopje të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të noterizuar;


4

Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor;


5

Mandat pagesën për kryerje shërbimi prej 2300 lekë.


Për lejet e drejtimit të lëshuara nga shtetet e huaja me të cilat Republika e Shqipërisë ka marrëveshje reciproke për njëvlefshmërinë (konvertimin) e lejeve të drejtimit, DPSHTRR komunikon me palën e huaj për të konfirmuar vërtetësinë e lejes së drejtimit, vetëm kur është e parashikuar në marrëveshje

Shtetet të cilat njohin/konvertojnë Lejen e Drejtimit Shqiptare

Republika e Shqipërisë ka lidhur marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjelltë dhe konvertimin e lejeve të drejtimit (të cilat janë në fuqi) me shtetet më poshtë:
  • Italinë;
  • Gjermaninë
  • Maqedoninë e Veriut (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
  • Kroacinë (e vlefshme deri më 22.12.2020);
  • Malin e Zi (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
  • Kosovën (me kohëzgjatje të papërcaktuar);
  • Greqinë;
  • Arabinë Saudite;
  • Emiratet e Bashkuara Arabe.

Shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë në të gjitha shtetet që janë palë e Konventës së Vienës, “Mbi qarkullimin rrugor”, kur janë të pajisur me lejedrejtimi ndërkombëtare të vlefshme, të shoqëruar me lejen e drejtimit kombëtare të vlefshme. Për informacione më të detajuara mbi shtetet të cilat janë palë e Konventës së Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor”.

Për informacione më të detajuara mbi dokumentet e nevojshme për drejtim mjeti që duhet të shoqërojnë lejedrejtimin kombëtare kur udhëtoni në shtete të huaja të cilat nuk aderojnë në Konventën e Vjenës “Mbi qarkullimin rrugor” është i nevojshëm konsultimi me faqen zyrtare të shtetit që do të vizitoni apo me përfaqësinë diplomatike të atij shteti të vendosur në Republikën e Shqipërisë.

Leje Drejtimi Ndërkombëtare

Personi i interesuar për t’u pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare paraqitet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorisë Rajonale dhe dorëzon këto dokumente:
  • Lejen e drejtimit kombëtare;
  • Dokument identifikimi;
  • 2 fotografi.

Afati i vlefshmërisë së lejes së drejtimit ndërkombëtare është 3 vjet. Megjithatë, nëse në kohën e lëshimit, leja e drejtimit kombëtare ka periudhën e mbetur të vlefshmërisë prej më pak se 3 vjetësh, leja e drejtimit ndërkombëtare do të ketë afat vlefshmërie që përkon me atë të lejes së drejtimit kombëtare.

Tarifa për këtë shërbim është 500 Lekë.

Leja e drejtimit ndërkombëtare mund të tërhiqet për 10-15 minuta nga moment i aplikimit në sportel.

Mbajtësi i lejes së drejtimit kombëtare të vlefshme, për t’u pajisur me leje drejtimi ndërkombëtare, mund të aplikojë pranë çdo Drejtorie Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, pavarësisht vendbanimit. Në Tiranë, aplikimi mund të bëhet pranë zyrave të DRSHTRR Tiranë në Kashar dhe pranë ish NSHRAK.

Kujdes!

Leje drejtimi ndërkombëtare:

Nuk është e vlefshme për qarkullim në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Është e vlefshme në territoret e çdo vendi pjesë e Konventës së Vjenës (kategoritë e mjeteve të cilat mund të drejtohen, shënohen në lejen e drejtimit).

Nuk e përjashton në asnjë mënyrë mbajtësin e saj nga detyrimi për të përmbushur në shtetin ku qarkullon, ligjet dhe rregullat e qarkullimit. Në veçanti, leja pushon së qenuri e vlefshme në një shtet nëse mbajtësi i saj vendos vendbanimin e tij të zakonshëm atje.

*Për informacione më  të detajuara mbi dokumentet e nevojshme për drejtim mjeti që duhet të shoqërojnë lejedrejtimin kombëtare kur udhëtoni në shtete të huaja të cilat nuk aderojnë në Konventën e Vjenës “Mbi  qarkullimin rrugor” është i nevojshëm konsultimi me faqen zyrtare të shtetit që do të vizitoni apo me përfaqësinë diplomatike të atij shteti të vendosur në Republikën e Shqipërisë.