Dokumentacioni i nevojshëm
Për të rinovuar lejen e drejtimit, personi i interesuar paraqitet pranë çdo DRSHTRR-je, pavarësisht vendbanimit, me këto dokumente:
Rinovimi i Lejes së Drejtimit
Për shtetasit shqiptarë
Dokument identifikimi ose fotokopje e kartës së identitetit që vërtetohet me origjinalin.
Për shtetasit e huaj
Fotokopje pasaporte e përkthyer dhe noterizuar në rastin kur pasaporta nuk është gjuhe zyrtare e BE -se dhe fotokopje e lejes së qëndrimit, e vlefshme. Në rastet kur leja e qëndrimit është model i vjeter, kërkohet të jetë fotokopje e noterizuar. Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor.
Lejen e drejtimit aktual
Lejen e drejtimit aktual që zotëron.
Autorizim për tërheqje leje
Nëse lejen e drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.
Afatet e rinovimit të Lejes së Drejtimit
Ku dhe kur tërhiqet Leja e re e Drejtimit?
Leja e drejtimit tërhiqet pranë sporteleve të shërbimit të Drejtorive Rajonale ku është bërë aplikimi. Në Tiranë, leja e drejtimit tërhiqet në zyrat e shërbimit te ish-NSHRAK.
Në Tiranë (zyrat e shërbimit në ish-NSHRAK), leja e drejtimit tërhiqet brenda 30 minutash.
Dokumentacioni i nevojshëm për ndryshimin e vendbanimit.
Për ndryshimin e vendbanimit të ri te leja e drejtimit, personi i interesuar paraqitet pranë çdo DRSHTRR-je, pavarësisht vendbanimit, me këto dokumente:
- Dokument identifikimi me vendbanimin e ri;
- Lejen e drejtimit aktuale që zotëron;
- Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor (në rast se lejes së drejtimit aktuale i ka mbaruar afati i vlefshmërisë).
- Tarifat e shërbimit
Leja e re e Drejtimit -- 3,500 lekë
Shërbimin për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim apo e kryen shërbimin në Drejtori Rajonale ndryshe nga ajo ku ështe dosja e leje së drejtimit) -- 600 lekë
Nëse lejen e drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.
Ndryshim i Emrit/Mbiemrit të Drejtuesit të Mjetit
Nëse keni ndryshuar emrin/mbiemrin (gjeneralitetet), ju duhet t’i reflektoni këto ndryshime edhe në lejen e drejtimit.
Dokumentacioni i nevojshëm
Për ndryshimin e emrit/mbiemrit (gjeneraliteteve) te leja e drejtimit, personi i interesuar paraqitet pranë çdo DRSHTRR-je, pavarësisht vendbanimit, me këto dokumente:
- Dokument identifikimi me mbiemrin e ri;
- Lejen e drejtimit aktual që zotëron;
- Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor (në rast se lejes së drejtimit aktuale i ka mbaruar afati i vlefshmërisë).
Tarifat e shërbimit:
Leja e re e Drejtimit -- 3500 lekë
Shërbimin për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim apo e kryen shërbimin në Drejtori Rajonale ndryshe nga ajo ku ështe dosja e leje së drejtimit) -- 600 lekë.
Nëse lejen e drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.ra Rajonale, kjo procedurë mund të zgjasë 3-5 ditë pune.
Humbja, Vjedhja, Shkatërrimi i Lejes së Drejtimit
Për rastet e humbjes, vjedhjes ose shkatërrimit të lejes së drejtimit, zotëruesi i saj duhet që brenda 48 orëve të bëjë denoncim në organet e policisë, të cilat lëshojnë vërtetim për këtë denoncim. Qytetari, me kërkesë pranë çdo DRSHTRR-je, mund të pajiset me leje drejtimi të re menjëherë. .
Dokumentacioni i nevojshëm
Për t’u pajisur me leje të re drejtimi, drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete:
- Dokument identifikimi;
- Vërtetimin e denoncimit nga organet e Policisë për humbje, vjedhje apo shkatërrim të lejes së drejtimit. Ky shërbim ofrohet online në e-albania në këtë link (Kliko). Pasi pajiseni elektronikisht me këtë dokument, mund të paraqiteni pranë Drejtorisë Rajonale;
- Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor (vetëm në rast se lejes së drejtimit i ka mbaruar afati i vlefshmërisë!);
- Nëse lejen e drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit në Drejtorinë Rajonale një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.
Tarifat e shërbimit --3500 leke
Dëmtim i Lejes së Drejtimit
Elementë të pa identifikueshëm
Leja e drejtimit konsiderohet e dëmtuar kur nuk është i identifikueshëm një nga elementët:
- Numri i dokumentit;
- Të dhënat personale;
- Data e skadencës;
- Foto e mbajtësit të lejes së drejtimit;
- Dokumentacioni;
Për t’u pajisur me leje të re drejtimi, drejtuesi i mjetit duhet të ketë me vete:
- Dokument identifikimi;
- Certifikatë mjekësore me fotografi, e cila vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor (vetëm në rast se lejes së drejtimit i ka mbaruar afati i vlefshmërisë!)
Nëse lejen e drejtimit do ta tërheqë një person tjetër, qytetari plotëson gjatë aplikimit në Drejtorinë Rajonale, një deklaratë ku autorizon tërheqjen e lejes së tij nga një person tjetër.
Tarifat e shërbimit:
Leja e re e Drejtimit -- 3500 lekë
Shërbimin për transferimin e dosjes (vetëm në rastet kur aplikanti ka ndryshuar vendbanim apo e kryen shërbimin në Drejtori Rajonale ndryshe nga ajo ku ështe dosja e leje së drejtimit) -- 600 lekë.
Dublikati i Lejes së Drejtimit
Qytetari mund të aplikojë për leje drejtimi të re ose për dublikat të lejes së drejtimit. Dublikati vlen në rast se leja e drejtimit e humbur/vjedhur/shkatërruar/dëmtuar është e prodhuar pas janarit 2017 (formati i ri i lejes së drejtimit) dhe lejes së drejtimit nuk i ka mbaruar afati i vlefshmërisë së lejes së drejtimit dhe qytetari dëshiron të ruajë të njëjtën afat vlefshmërie.
Shembull: Supozojmë se qytetari është pajisur me formatin e ri të lejes së drejtimit në Qershor 2018. Afati i vlefshmërisë së lejes së drejtimit për kategorinë B është 10-vjeçar, pra deri në Qershor 2028. Nëse leja e drejtimit është humbur/vjedhur/shkatërruar/dëmtuar në janar 2021, qytetari ka të drejtë të aplikojë për leje drejtimi të re.
Me afat të ri vlefshmërie, pra nga Janari 2021 i aplikimit deri në Janar 2031, shërbimi 3500 lekë
Rivlerësim i Lejes Së Drejtimit
Zyrat që lëshojnë lejet e drejtimit mund të marrin vendim për t'i kaluar në vizitë mjekësore pranë komisionit mjekësor lokal (sipas nenit 117 pika 4 të Kodit Rrugor) ose për t'i marrë në provimin e aftësisë, mbajtësit e lejeve të drejtimeve kur lindin dyshime për mosplotësimin prej tyre të kërkesave fizike a psikike të përcaktuara. Rezultati i vizitës mjekësore i njoftohet zyrës që lëshon lejen e drejtimit për marrjen e masave të pezullimit ose të tërheqjes së lejes së drejtimit, kur është e nevojshme.
Dokumentacioni dhe tarifat
Mbajtësi i lejes së drejtimit për të cilin është marrë vendim për rivlerësimin e lejes së drejtimit, paraqitet pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin:
- Dokument identifikimi;
- Vendimin e DRSHTRR-së për rivlerësimin e lejes së drejtimit;
- Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të kategorisë përkatëse, të lëshuar jo më përpara se gjashtë muaj nga data e paraqitjes së kërkesës;
- Vendimin e komisionit mjekësor, me anë të të cilit vendoset nëse aplikanti është ose jo i aftë për të drejtuar mjetin e kategorisë sipas lejes së drejtimit që zotëron dhe nëse do t’i nënshtrohet provës teorike dhe/ose praktike.
Nëse komisioni mjekësor vendos që aplikanti është i aftë për të drejtuar mjetin, shënon edhe kategorinë përkatëse të cilën ai mund të drejtojë së bashku me kodet kufizuese (nëse ka);
Pagesë prej 1,500 lekë për pajisje me “LEJE” model D/TR (për rastet kur kërkohet t’i nënshtrohet provës së teorisë);
DRSHTRR pajis aplikantin me “LEJE”. Leja është e vlefshme 30 ditë nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me një provë, brenda afatit të vlefshmërisë së “LEJE”-s, pajiset me Leje të re kundrejt pagesës përkatëse.
Pas fitimit të provës së teorisë për rastet kur i nënshtrohet provës teorike ose për rastet kur aplikanti i nënshtrohet vetëm provës praktike, kryen pagesën prej 1500 lekë për pajisje me “AUTORIZIM”, model DD/PR;
DRSHTRR pajis aplikantin me “AUTORIZIM”, të vlefshëm për 1 (një) muaj nga data e lëshimit. Në rast se kandidati nuk e fiton provimin me një provë, brenda afatit të vlefshmërisë së Autorizimit, pajiset me Autorizim të ri kundrejt pagesës përkatëse.
Pasi fiton provën praktike rimerr lejen e drejtimit të pezulluar/tërhequr ose aplikon për leje drejtimi të re pranë DRSHTRR-së ku ka vendbanimin duke paguar 3,500 lekë për tarifën e shërbimit për lejen e drejtimit (për rastet kur pajiset me leje drejtimi të re).
Rimarrja e lejes së drejtimit pas humbjes totale të pikëve ose heqjes së lejes së drejtimit
Çdo drejtues mjeti ka 20 pikë në momentin që pajiset me leje drejtimi.
Sasia e pikëve që i zbriten çdo mbajtësi leje drejtimi, për rastet e shkeljes së normave të sjelljes, jepet tek “Tabela e pikëve për shkeljen e normave të sjelljes” e ndryshuar me VKM nr. 778, date 15.12.2021.
Në përfundim të këtij kursi, drejtuesi i mjetit duhet t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit në Drejtoritë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Provimi i kualifikimit konsiston në:
- Provimin teorik, pyetjet e të cilit përzgjidhen nga kapitulli 5, “Normat e sjelljes”, të Kodit Rrugor;
- Vlerësimin praktik, që kryhet nga një komision i përbërë nga tre anëtarë, të cilët vlerësojnë sjelljen e mbajtësit të lejes së drejtimit gjatë situatave të caktuara gjatë drejtimit të mjetit.
Procedura e aplikimit:
Përfaqësuesi ligjor i autoshkollës paraqitet pranë DRSHTRR-së nën juridiksionin e së cilës ndodhet autoshkolla, plotëson kërkesën për kryerje shërbimi dhe dorëzon dokumentet e aplikantit:
- Fotokopje të dokumentit të identifikimit të vlefshëm, e njehsuar me origjinalin me vulën e autoshkollës;
- Certifikatë mjekësore me fotografi, që vërteton aftësinë shëndetësore për të drejtuar mjetin rrugor, të lëshuar pas datës së përfundimit të afatit të pezullimit dhe jo më përpara se 6 muaj nga data e regjistrimit në autoshkollë;
- Mandat pagesën për pajisje të kandidatit me “Vërtetim aplikimi” për provimin e kualifikimit. Tarifa e shërbimit është 3000 lekë;
DRSHTRR lëshon “Vërtetim aplikimi” për përgatitjen e aplikantit për provimin e kualifikimit për rifitimin e pikëve dhe rimarrjen e lejes së drejtimit. Me dokumentin e lëshuar kandidati lejohet të japë një herë provimin e kualifikimit. Nëse nuk shpallet fitues, me kërkesë të autoshkollës pajiset me vërtetim të ri kundrejt pagesave përkatëse dhe vijon me përgatitjen në autoshkollë nga e para duke kryer programin përgatitor prej 6 – ditësh.
Pasi fiton provimin e kualifikimit, aplikanti rifiton 20 pikët dhe i lind e drejta për të rimarrë lejen e drejtimit.
DRSHTRR informon aplikantin nëse leja e drejtimit ka ardhur nga organet e Policisë ose jo.